Tuesday, February 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAdemi: Sali më ka në krah! Fillkov, shembulli tipik i një shovinisti...

Ademi: Sali më ka në krah! Fillkov, shembulli tipik i një shovinisti të vogël të kalitur nga agjenturat e Beogradit

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar publikisht përmes një postimi lidhur me debatin mes ministrit Fillkov dhe zëvendëskryeministrit Bekim Sali në rrjetet sociale, duke e kritikuar ashpër ministrin dhe duke mbrojtur qëndrimin e Salit për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ademi e cilësoi ministrin Fillkov si të gabuar në interpretimet e tij ligjore dhe theksoi se problemi, sipas tij, nuk qëndron te Kushtetuta apo ligji, por te “qasja dhe mentaliteti” i ministrit. Ai argumentoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve, i miratuar në vitin 2018, është akti kryesor (“lex specialis”) që rregullon përdorimin zyrtar të gjuhëve në institucionet shtetërore.

Sipas Ademit, neni 1, paragrafi 3 i këtij ligji përcakton qartë se gjuha që e flasin të paktën 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare në të gjitha organet shtetërore, përfshirë edhe komisionet, siç është komisioni për provimin e jurisprudencës. Ai kundërshtoi që kjo çështje të trajtohet përmes ligjeve të tjera sektoriale, duke e quajtur këtë qasje të gabuar dhe të panevojshme.

Ademi theksoi gjithashtu se para miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, zbatimi praktik në komisione nuk ka qenë i mundur vetëm mbi bazën e amendamenteve kushtetuese, pasi ato kanë qenë të karakterit të përgjithshëm.

Megjithëse nënvizoi se ka dallime të mëdha politike me Bekim Salin, Ademi tha se në këtë rast ai ka të drejtë, duke shtuar se Kushtetuta dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve janë të qarta dhe duhet të zbatohen. Ai paralajmëroi se debatin me Salin do ta vazhdojë për tema të tjera, por në këtë çështje është në të njëjtën linjë me të.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!