Moti gjatë ditës do të karakterizohet nga vranësira të shumta, të shoqëruara me reshje shiu të kohëpaskohshme. Intensiteti më i madh i reshjeve pritet në zonat juglindore, ku sasia mund të kalojë 15 l/m². Si pasojë e futjes së masave ajrore më të ftohta, në zonat malore reshjet do të kalojnë gradualisht në borë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë nga 5 deri në 11 gradë.
Në Shkup, parashikohet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here. Do të ketë edhe erë të lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të zbresë në rreth 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.













