Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka dalë në mbështetje të politikanit shqiptar nga fshati Pallçishit, Gadaf Muharemit.
Ai rikandidon në zgjedhjet komunale për këshillin e kantonit të Zürichut, nē Zvicër.
“Me kënaqësi dua të shpreh mbështetjen time për Gadaf Dafi Muharemin, i cili po rikandidon për anëtar të Këshillit Komunal në Zürich. Ajo që e bën këtë angazhim edhe më domethënës për ne është se Dafi vjen nga Pallçishti—një rrugëtim frymëzues që tregon se puna, përkushtimi dhe vlerat e mira mund të të çojnë larg, pa e humbur lidhjen me rrënjët.
Dafi angazhohet fuqishëm për barazi sociale; për mundësi të barabarta, trajtim të drejtë dhe politika që nuk lënë askënd pas. Për miqtë që jetojnë dhe votojnë në Zürich, ju ftoj ta mbështesni me votë—sepse Zürich ka nevojë për një zë që punon me integritet dhe përfshirje”, ka shkruar Feti Abazi në Facebook.













