Sunday, February 8, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMickoski: Ligji është i qartë, nëse dikush kërkon dhënien e provimit në...

Mickoski: Ligji është i qartë, nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast”, kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me provimin e jurisprudencës që studentët e juridikut kërkuan që të jetë edhe në gjuhën shqipe. Siç tha kryeministri, nëse ka kërkesa që provimi të jetë edhe në gjuhën shqipe, si e tillë duhet të lejohet.

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast. Nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski.

Studentët e juridikut dorëzuan peticion në Ministrinë e Drejtësisë, Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendin e RMV-së dhe Qeverinë e RMV-së që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, ndërkohë që nga Ministria e Drejtësisë thonë se Ligji për Provimin e Jurisprudencës nuk parashikon dhënien e provimit në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes. Kritika ndaj njëra-tjetrës pati edhe mes pozitës dhe opozitës shqiptare.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!