Sunday, February 8, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniASH – Taravari: Provimi i jurisprudencës në shqip – një e drejtë...

ASH – Taravari: Provimi i jurisprudencës në shqip – një e drejtë e fituar nga studentët

Aleanca për Shqiptarët përshëndet deklarimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili konfirmoi qartë se provimi i jurisprudencës duhet të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Kjo përbën një fitore të drejtë dhe të merituar për studentët shqiptarë, të cilët me këmbëngulje dhe iniciativë qytetare kërkuan respektimin e të drejtave të tyre ligjore dhe kushtetuese. Aleanca për Shqiptarët mbështet çdo iniciativë që forcon barazinë dhe garanton përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e shtetit.

Studentët shqiptarë dëshmuan se dinjiteti dhe mbrojtja e të drejtave ligjore nuk janë të negociueshme. Aleanca për Shqiptarët do të jetë gjithmonë në krah të tyre dhe do të mbështesë çdo veprim institucional që siguron barazi dhe respektim të plotë të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.”, thuhet në reagimin e ASH-së.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!