Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të pjesshme. Në orët e pasdites priten reshje të dobëta shiu në zona të caktuara, ndërsa në disa lugina do të shfaqet mjegull. Nga mbrëmja dhe gjatë natës reshjet do të përfshijnë rajonet perëndimore, ndërsa në viset malore do të ketë reshje bore. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga perëndimi, herë pas here më e theksuar në pjesët perëndimore.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Në pasdite, në disa pjesë të luginës pritet paraqitje e mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë, me drejtim të paqëndrueshëm.













