Friday, February 6, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: BDI sot po bën zhurmë e ulërima për gjuhën shqipe, ndërsa...

VLEN: BDI sot po bën zhurmë e ulërima për gjuhën shqipe, ndërsa është autori i padrejtësisë

Në vitin 2019, kur kishte pushtetin absolut, kur kontrollonte Qeverinë, ministritë dhe shumicën parlamentare, BDI miratoi provimin e jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase. Ju e nënshkruat këtë padrejtësi me dorën tuaj, dhe sot guxoni të luani teatër para shqiptarëve.

Të flisni për Kushtetutë e barazi është fyerje për inteligjencën e shqiptarëve. Sepse kur kishit mundësinë, gjuhën shqipe e latë jashtë drejtësisë. Jo nga pamundësia, por nga pazari politik. Sot kërkoni llogari për një gjendje që mban vulën tuaj. Ky nuk është qëndrim parimor, por manipulim i ulët për të mbuluar dështimet tuaja.

BDI nuk është zgjidhja e problemit, BDI është vet problemi. Sa herë hapni gojën për këtë çështje, vetëm sa e vërtetoni edhe një herë se për ju gjuha shqipe ka qenë dekor, jo e drejtë.

VLEN garanton se provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, si një e drejtë e patjetërsueshme e studentëve shqiptarë dhe si obligim kushtetues e ligjor i shtetit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!