Friday, February 6, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMusa: Secili partner i barabartë, ky është çelësi i suksesit të VLEN-it

Musa: Secili partner i barabartë, ky është çelësi i suksesit të VLEN-it

Musa: Secili partner i barabartë, ky është çelësi i suksesit të VLEN-it

Deputetja e koalicionit VLEN, Mimoza Musa në intervistën për Alsat-M ka thënë se i gjithë fokusi është të gjendet modeli më i mirë për funksionimin brenda VLEN-it dhe temë dytësore është se cili model i kryetarit të zgjidhet dhe se këtë siç tha, “do ta diskutojmë në momentin kur të finalizohen bisedimet e bashkimit të VLEN-it në një parti”.

Sa u takon ndarjes së pozitave, parimi themelor i VLEN, siç potencon deputetja Musa ka qenë 25 përqindëshi dhe sigurisht se do të vazhdojë të funksionojë si i tillë.

“Mendoj se ky ka qenë çelësi i suksesit të VLEN pasi askush nuk ka kërkuar diçka më tepër por secili është parë si partner i barabartë dhe kjo ka qenë formula e suksesit në zgjedhjet lokale dhe parlamentare”, ka thënë Musa.

Dera e VLEN-it është e hapur për këdo

Lidhur me atë nëse deputeti i pavarur Ilir Demiri mund t’i bashkohet shumicës dhe nëse ka kontakte më të, deputetja Musa tha se në kuadër të Kuvendit, kanë komunikim me të gjithë kolegët, pa dallim partie apo nacionaliteti.

“Nuk mund të komentojmë qëndrimet e Ilir Demirit, janë reflektime personale të tij, dera e VLEN-it është e hapur për këdo, por nuk është se edhe i bëjmë ftesë personalisht dikujt që të bëhet pjesë e VLEN-it”, ka thënë Musa.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!