Friday, February 6, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniHoxha viziton Komunën e Haraçinës, në fokus nevojat e bujqve dhe hapja...

Hoxha viziton Komunën e Haraçinës, në fokus nevojat e bujqve dhe hapja e zyrës rajonale të Bujqësisë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, zhvilloi një takim pune në Komunën e Haraçinës, ku u prit nga kryetari i komunës Daut Beqiri, kryetarja e Këshillit Komunal Rita Sinani Halimi dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit u fokusuan në nevojat e fermerëve të zonës dhe në mënyrat për të afruar më shumë institucionet pranë bujqve, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e bujqësisë lokale.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe mundësia për hapjen e një zyre rajonale të Bujqësisë në këtë komunë, si një kërkesë konkrete që do të lehtësonte komunikimin dhe ofrimin e shërbimeve për fermerët. Sipas palëve, kjo çështje kërkon koordinim institucional dhe angazhim të përbashkët.

Zëvendësministri Hoxha vlerësoi gjithashtu angazhimin e kryetarit të Komunës së Haraçinës në fillim të mandatit të tij, duke theksuar se energjia dhe vizioni për zhvillimin e komunës krijojnë bazë të mirë për bashkëpunim në të ardhmen.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!