Friday, February 6, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGashi takon në Uashington përfaqësuesin e Heritage Foundation, Max Primorac

Gashi takon në Uashington përfaqësuesin e Heritage Foundation, Max Primorac

Gashi takon në Uashington përfaqësuesin e Heritage Foundation, Max Primorac

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë vizitës së tij në Uashington është takuar me Max Primorac, Bashkëpunëtor i Lartë Kërkimor në Qendrën për Liri Margaret Thatcher pranë The Heritage Foundation.

Në njoftimin e bërë publik në rrjetet sociale, Gashi ka theksuar se diskutimi ishte i frytshëm dhe u përqendrua në rolin e institucioneve të forta, vlerat e lirisë si dhe rëndësinë e partneritetit transatlantik për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. “Kemi zhvilluar një dialog të hapur për rolin e institucioneve të forta, vlerat e lirisë dhe rëndësinë e partneritetit transatlantik për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Dialogu i hapur me miqtë tanë amerikanë është thelbësor për avancimin e vlerave demokratike dhe stabilitetit rajonal”, ka shkruar Gashi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!