Thursday, February 5, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGashi takoi Daniel Lawtonin, riafirmohet partneriteti strategjik me SHBA-në

Gashi takoi Daniel Lawtonin, riafirmohet partneriteti strategjik me SHBA-në

Gashi takoi Daniel Lawtonin, riafirmohet partneriteti strategjik me SHBA-në

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në kuadër të vizitës në Uashington ka zhvilluar takim me Daniel J. Lawton, Zv/ndihmës Sekretarin në Byronë për Çështje Europiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Gjatë këtij takimi është riafirmuar partneriteti i palëkundur strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike, luftës kundër korrupsionit dhe angazhimin për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar.

“Diskutuam mbi zhvillimet aktuale gjeopolitike, sfidat e sigurisë, si dhe rolin konstruktiv të vendit tonë si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. E informova për përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për integrim të plotë në BE, ndërsa shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA në procesin e reformave”, ka thënë Gashi.

Ky takim, sipas tij, konfirmon marrëdhëniet e forta bilaterale, të orientuara drejt së ardhmes me vizion të përbashkët për demokraci dhe prosperitet.

“Në këtë takim isha i shoqëruar nga nënkryetarët e Kuvendit, z. Antonio Milloshoski dhe z. Jovan Mitreski, si dhe nga delegacioni qeveritar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga ministri Stefan Andonovski, z. Zlatko Pirinski dhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, z. Igor Janushev”, ka theksuar kryeparlamentari Gashi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!