Durmishi: Lufta kundër ekonomisë gri është prioritet i Qeverisë
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deklaroi se formalizimi i ekonomisë gri mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe se Ligji për Angazhimin me Punë të Personave është një reformë kyçe në këtë drejtim.
Ai theksoi se ligji mundëson angazhimin legal të fuqisë punëtore me procedura elektronike dhe kornizë të qartë juridike, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave sociale dhe ekonomike të qytetarëve.
“Në sektorët ku ekonomia gri është më e theksuar, presim përfshirjen e rreth 17.400 personave, çka do të thotë më shumë punë formale, më shumë siguri dhe ekonomi më të fortë”, tha Durmishi.













