Sunday, February 1, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniThaçi: Ja kush e lejoi Ali Ahmetin t’i vjedhë votat në Zajaz

Thaçi: Ja kush e lejoi Ali Ahmetin t’i vjedhë votat në Zajaz

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka bërë deklarata të ashpra politike duke folur për zhvillimet në Kërçovë dhe për situatën e daljes së votuesve në zonat shqiptare.

Ai tha se “një njeri që para një muaji e gjysmë e humbi Kërçovën, ia morën maqedonët, del sot dhe flet sikur nuk ka ndodhur asgjë”, duke theksuar se përgjegjësitë politike nuk mund të shmangen.

“Çka do të bësh para 20 apo 30 viteve, atë do ta korrësh”, u shpreh Thaçi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të brezit të tij që, kur takojnë të rinjtë, t’u tregojnë për periudhën kur, sipas tij, Ali Ahmeti dilte me PDSH-në në Kërçovë dhe në Zajas dilnin në votime 97–98 për qind e votuesve.

Sipas Thaçit, në atë kohë PDSH humbiste “3 me 1”, por ai pretendon se kjo nuk ishte pasqyrim i vullnetit real të votuesve shqiptarë. Ai deklaroi se strukturat e vjetra të sigurisë (UDBA) kanë ndihmuar BDI-në në atë periudhë, me qëllim që të dëmtohej një formacion i fortë politik shqiptar si PDSH.

“Atij sot në Zajas i kanë dal në votime 34 për qind. A e dini pse, se nuk e len Udba ti vjedhe votat kur është në betejë me Udbën, por e len ti vjedh ta dëmtoj një formacion të fort politik të shqiptarve si PDSh-në”, u shpreh Thaçi. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!