Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka njoftuar se në ditën e parë të zbatimit të sistemit Safe City, deri në ora 20:00, kamerat kanë regjistruar rreth 500 shkelje në komunikacion
Toshkovski ka falënderuar qytetarët, duke theksuar se është rritur dukshëm niveli i ndërgjegjësimit, pasi ka rënie drastike në krahasim me periudhën testuese.
“Ju jeni ata që mundësuat në mënyrë drastike të ulet numri për periudhë prej rreth 2 muaj, nga 120 mijë, në 500”, tha mes tjerash Toshkovski.













