Sunday, February 1, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa sa do të tolerohen shpejtësitë nga kamerat radar? Duhet t’i dini

Ja sa do të tolerohen shpejtësitë nga kamerat radar? Duhet t’i dini

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në paraqitjen e sotme në Ditarin e MTV-së theksoi se sistemi “Qyteti i Sigurt” nuk ka për qëllim të dëmtojë financiarisht qytetarët, por të shpëtojë jetë njerëzish, përcjell INA.

Ai vendosi theks të veçantë te tolerancat e reja të shpejtësisë që tashmë kanë hyrë në fuqi.

Sipas tij, pas reagimeve të shumta nga qytetarët, është ndryshuar rregullorja dhe janë përcaktuar kufij të rinj tolerance, të përgatitur nga Ministria e Energjetikës në bashkëpunim me ekspertë dhe MPB-në.

Tolerancat e reja të sistemit janë këto:

Deri në 50 km/h – toleranca mbetet 6 km/h
Nëse kufizimi është 30 km/h, kamera nuk evidenton shkelje deri në 36 km/h. Evidentimi dhe sanksioni fillojnë nga 37 km/h.

Nga 50 deri në 100 km/h – toleranca është 9 km/h

Në zonë me kufizim 50 km/h, sistemi sanksionon nga 60 km/h e lart.

Mbi 100 km/h – toleranca është 12 km/h

Nëse kufizimi është 100 km/h, sanksioni fillon nga 113 km/h.

Ministri theksoi se këto kufij janë vendosur për ta bërë sistemin më të pranueshëm dhe funksional, me fokus në uljen e aksidenteve dhe numrit të viktimave, e jo në ndëshkim masiv.

Po ashtu u paralajmërua edhe një risi tjetër: në bashkëpunim me Telekomin e Maqedonisë, MPB do të dërgojë mesazhe informative për shoferët që e tejkalojnë shpejtësinë brenda kufirit të tolerancës. Për këto raste nuk do të ketë gjobë, por paralajmërim.

Megjithatë, Toshkovski nënvizoi se edhe tejkalimi brenda tolerancës mund të ketë pasoja ligjore nëse shkaktohet aksident, pasi përgjegjësia penale mbetet në fuqi kur tejkalohet shpejtësia e lejuar me shenjë.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!