Saturday, January 31, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniU emërua nënkryetar i BDI-së, Hoxha: Përgjegjësi më e madhe për avancimin...

U emërua nënkryetar i BDI-së, Hoxha: Përgjegjësi më e madhe për avancimin e të drejtave shqiptare

Me propozim të kryetarit Ali Ahmeti dhe me vendim të Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, Arjanit Hoxha është emëruar sot nënkryetar i Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në një reagim publik pas emërimit, Hoxha ka theksuar se ky vendim shënon përmbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një etape të re në angazhimin e tij politik, duke nënvizuar se detyra e re nuk është privilegj personal, por përgjegjësi e shtuar ndaj kauzës kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, shkruan gazeta KOHA.

“Sot u përmbyll një kapitull që nuk ka qenë as i lehtë e as i shkurtër, për t’i hapur rrugë një kapitulli të ri. Më është besuar përgjegjësia për të ushtruar detyrën e nënkryetarit të BDI-së, një proces që shënon nisjen e një rruge të re me vazhdimësi të kauzës sime kombëtare: përfaqësimin e denjë, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka vënë theksin edhe te rëndësia e bashkimit politik brenda BDI-së, duke e cilësuar këtë si parakusht për mbrojtjen dhe përmbushjen e plotë të të drejtave të shqiptarëve. Sipas tij, zgjedhja e tij dhe e anëtarëve të rinj të Këshillit të Përgjithshëm është dëshmi e bindjes se vetëm përmes unitetit mund të përballen sfidat politike aktuale.

“Ky hap nuk është për pushtet personal. Është për përgjegjësi më të madhe, për angazhim më të fortë dhe për një të ardhme ku zëri ynë dëgjohet dhe respektohet. Forca jonë është bashkimi”, ka theksuar Hoxha. (koha.mk)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!