Dukshmëri e reduktuar deri në 70 metra dhe paraqitje e mjegullës këtë mëngjes ka në aksin rrugor Tetovë – Gostivar, njofton LAMM.
Në aksin rrugor P-1302 Berovë – Strumicë (afër fshatit Ratevë), për shkak të një rrëshqitjeje më të madhe dheu, qarkullimi zhvillohet përmes një devijimi të përkohshëm në gjatësi prej 50 metrash.
Në rrugët e tjera shtetërore qarkullimi zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të lagështa.
Në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.













