Friday, January 30, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMuhamet Hoxha priti Ambasadorin e Shqipërisë, diskutohet bashkëpunimi rajonal në fushën e...

Muhamet Hoxha priti Ambasadorin e Shqipërisë, diskutohet bashkëpunimi rajonal në fushën e mjedisit

Hoxha priti Ambasadorin e Shqipërisë, diskutohet bashkëpunimi rajonal në fushën e mjedisit

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, priti dje në takim Ambasadorin shqiptar në Shkup, Denion Meidani. Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe miqësore, duke riafirmuar lidhjet e forta ndërmjet dy vendeve dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në fushën e mjedisit.

Gjatë bisedës, u diskutua shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në drejtim të harmonizimit me standardet evropiane, si dhe nisma të përbashkëta që synojnë mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e të dy vendeve.

Ministri Hoxha theksoi se bashkëpunimi në fushën e mjedisit paraqet një komponent të rëndësishëm të procesit të integrimit evropian dhe kontribuon drejtpërdrejt në avancimin e politikave mjedisore dhe institucionale.

Sipas tij, aktivitete të tilla forcojnë partneritetin institucional dhe thellojnë lidhjet mes qytetarëve, duke u mbështetur në vlerat e përbashkëta që Maqedonia e Veriut ndan me Shqipërinë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!