Saturday, January 31, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArtan Etemi: Gjykatat refuzuan dëgjimin e ekspertes gjermane për rastin e Spitalit...

Artan Etemi: Gjykatat refuzuan dëgjimin e ekspertes gjermane për rastin e Spitalit Modular në Tetovë

Artan Etemi: Gjykatat refuzuan dëgjimin e ekspertes gjermane për rastin e Spitalit Modular në Tetovë

Ish-drejtori i Spitalit të Tetovës, i akuzuar në rastin e tragjedisë së Spitalit Modular në Tetovë, Artan Etemi, ka reaguar publikisht duke akuzuar gjykatat për injorim të fakteve ndërkombëtare dhe mungesë të drejtësisë së vërtetë në këtë proces gjyqësor.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Etemi ka deklaruar se zbardhja e plotë e tragjedisë kërkonte angazhimin e ekspertizës më të lartë profesionale, por sipas tij, Gjykata Themelore në Tetovë dhe Gjykata e Apelit në Gostivar kanë marrë një vendim skandaloz duke refuzuar dëgjimin e ekspertes gjermane.

Sipas Etemit, në kuadër të hetimeve ishte angazhuar një institut prestigjioz nga Gjermania, megjithatë ekspertiza e huaj nuk është marrë parasysh nga organet e drejtësisë.

“Nuk mund të kemi drejtësi të mirëfilltë derisa injorohet një ekspertizë e kryer nga ekspertë gjermanë. Opinioni tashmë e di se kush duhet të përgjigjet për Spitalin Modular, por të njëjtët gjykatës lirojnë nga vepra të dëshmuara persona me dosje të rënda,” ka shkruar Etemi.

Ai ka shtuar se sistemi gjyqësor, sipas tij, është i shkëputur nga realiteti dhe se besueshmëria e tij ka rënë në minimum.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!