Thursday, January 29, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMickoski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese derisa nuk plotësohen dy kushte

Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese derisa nuk plotësohen dy kushte

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot në Kuvend tha se nëse nuk plotësohen dy kushtet e parashtruara nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë derisa jam unë jam Kryeministër, nëse nuk përmbushen minimum dy kushte. Kushti i parë është që komuniteti maqedonas të fitojë të drejtat e tyre në Bullgari të garantuara sipas rezolutave të të drejtave njeriut dhe konventave ndërkombëtare. Nuk kërkoj të ndryshohet kushtetuta.

E dyta nuk marrim garanci për identitetin tonë maqedonas, për të cilën pres mbështetje edhe nga ju si bashkëqytetar të mi, të gjuhës maqedonase dhe se nuk do të ketë më veto bilaterale”, tha Mickoski gjatë seancës për pyetje të deputetëve.

Mickoski shtoi se vendi ynë ka treguar dhe vërtetuar shumë herë se dëshiron të jetë pjesë e familjes evropiane, ka bërë një sakrificë si asnjë vend tjetër, dhe ky popull dhe këta qytetarë, si asnjë qytetar tjetër i Evropës nuk kanë bërë një sakrificë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!