Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Kërçovës Fatmir Dehari, dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare
Departamenti për Punë të Brendshme Kërçovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër F.D. (52) nga fshati Srbica në Kërçovë, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, si dhe kundër F.A. (62) nga fshati Zajas, A.N. (38) nga fshati Srbica, H.B. (37) nga fshati Crvevci dhe B.S. (36) nga fshati Strelci, për kryerjen e veprës penale “pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga veprat penale”.













