Durmishi: Masat ekonomike kanë ndikuar në uljen e çmimeve të produkteve bazë, jemi për rritjen e pagës minimale
Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, sot në seancën në Kuvend për pyetje të deputetëve është pyetur në lidhje me inflacionin dhe rritjen e rrogës minimale.
Ai tha se Qeveria ka sjellë masa ekonomike të cilat kanë ndikuar në uljen e çmimeve të proukteve bazë.
Ndërsa sa i përket rrogës minimale, Durmishi tha se është pro rritjes së pagës minimale, megjithatë përmendi produktivitetin e administratës.
“Së pari, sindikatat dhe punëdhënësit duhet të arrijnë një marrëveshje. Ne jemi në përputhje me ligjin dhe nuk jemi kundër rritjes së pagës minimale, por së pari ata duhet të arrijnë një marrëveshje. Punëdhënësit krijojnë vende pune dhe ata janë motori i ekonomisë. Le të arrijnë një marrëveshje të dyja palët, dhe ne do t’i ndihmojmë ata. Megjithatë duhet ta dijmë se jemi në fund në rajon sa i përket produktivitetit”, tha Durmishi mes tjerash.













