Wednesday, January 28, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZv/kryeministri Sali: Qytetarëve u duhen zgjidhje, jo zgjedhje!

Zv/kryeministri Sali: Qytetarëve u duhen zgjidhje, jo zgjedhje!

Në një intervistë për emisionin ZOOM, zv/kryeministri Bekim Sali, i oyetur rreth asaj se a duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare tha se qytetarëve u nevojiten zgjidhje e jo zgjedhje.

Ai tha se edhe pse VLEN ka treguar performancë të qëndrueshme në dy cikle zgjedhore, duke fituar zgjedhjet parlamentare dhe komunale, dhe zgjedhjet e parakohshme vetëm do ta rrisnin numrin e mandateve të koalicionit shqiptar në qeveri, situata politike aktuale nuk e bën të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Qytetarëve u duhen zgjidhje për një jetë më të mirë, jo domosdoshmërisht zgjedhje të menjëhershme. Analiza e situatës politike tregon se mund të jetë më e dobishme të vazhdojmë me organizime të tjera paraqitëse, duke shfrytëzuar momentumet pozitive që kemi nga fitoret e kaluara,” tha Sali.

Ai theksoi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, VLEN synon vetëm rezultate pozitive dhe rritje të përkrahjes nga qytetarët.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!