Monday, January 26, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNdërprerje e qarkullimit të transportit të mallrave në pikat kufitare, në “Qafë...

Ndërprerje e qarkullimit të transportit të mallrave në pikat kufitare, në “Qafë Thanë”! MPB do të sigurojë qarkullim të pandërprerë për automjetet e pasagjerëve dhe autobusët

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Kufirib dhe Migracionin, njofton opinionin publik se në Ministrinë e Punëve të Brendshme është dorëzuar një njoftim për mbajtjen e një proteste publike nga shoqata “Makam-trans”, e cila është paralajmëruar të fillojë sot në orën 12:00, shkruan Struga Ekspres.

Sipas njoftimit të dorëzuar, protesta është planifikuar të zhvillohet në pikat kufitare vijuese: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllacë dhe Bllato.

Protesta do të manifestohet me kufizim të qarkullimit për automjetet motorike të mallrave, përkatësisht me mbylljen e korsive të rrugës dhe terminaleve të destinuara për qarkullimin e mallrave, ndërsa qarkullimi i automjeteve të pasagjerëve do të zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat kufitare. Sipas njoftimit të organizatorit, protesta parashihet të zgjasë deri në shtatë ditë, me mundësi që të ndërpritet edhe më herët, nëse ndërkohë tejkalohen arsyet për të cilat është organizuar.

Ministria e Punëve të Brendshme, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, do të ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për sigurimin e një qarkullimi të sigurt dhe të pandërprerë, me theks të veçantë në lëvizjen e automjeteve të pasagjerëve, autobusëve dhe mjeteve që transportojnë barna, bagëti të gjalla, materiale të rrezikshme dhe dërgesa të tjera prioritare, informojnë nga MPB.

U bëjnë thirrje qytetarëve dhe transportuesve që të informohen me kohë për gjendjen në pikat kufitare, të ndjekin komunikimin zyrtar dhe, nëse është e nevojshme, të përdorin pika kufitare alternative.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!