Monday, January 26, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKëto do të jenë gjobat dhe sanksionet për kundërvajtjet në komunikacion sipas...

Këto do të jenë gjobat dhe sanksionet për kundërvajtjet në komunikacion sipas sistemit “Safe City”

Me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zbatimin e rreptë të ligjeve, Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët për kundërvajtjet që sanksionohen përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, si dhe për gjobat e parapara.

Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanim
(shpejtësia e lejuar deri në 50 km/h, përjashtimisht deri në 70 km/h me shenjë)

deri në 10 km/h mbi të lejuarën – 15 €
• nga 10 deri në 30 km/h – 50 €
• nga 30 deri në 50 km/h – 300 € + ndalim i drejtimit 3–12 muaj
Tejkalimi i shpejtësisë jashtë vendbanimit
(130 km/h autostradë • 110 km/h rrugë për automjete • 90 km/h rrugë të tjera)

deri në 30 km/h mbi të lejuarën – 20 €
• nga 30 deri në 50 km/h – 50 €
• nga 50 deri në 70 km/h – 300 € + ndalim i drejtimit 3–12 muaj
Kalimi në dritë të kuqe

250 € gjobë
• ndalim i drejtimit 3–12 muaj
Ndalim dhe parkim i parregullt

(kalime për këmbësorë, kryqëzime, ura, sipërfaqe të gjelbra, vende për persona me aftësi të kufizuara, shtigje për biçikleta, trotuare, stacione autobusësh dhe lokacione të tjera kritike)

gjoba prej 25 €, 40 €, 150 € dhe 180 €
(në varësi të llojit dhe peshës së kundërvajtjes)
Pjesëmarrje në komunikacion me automjet të paregjistruar
(pa leje të vlefshme qarkullimi ose pa targa regjistrimi)

500 € gjobë
• nëse leja e qarkullimit ka skaduar deri në 30 ditë – 100 €
Ulja e sanksioneve

Pagesa brenda 8 ditëve → paguhet 50% e gjobës
• Nëse ka edhe ndalim drejtimi → masa zbatohet në gjysmën e afatit të paraparë
MPB apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat, për siguri më të madhe personale dhe të përgjithshme, si dhe për uljen e aksidenteve rrugore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!