Saturday, January 24, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAliu: Ligji është për mbrojtje nga duhani, nuk është kundër duhanpirësve

Aliu: Ligji është për mbrojtje nga duhani, nuk është kundër duhanpirësve

Aliu: Ligji është për mbrojtje nga duhani, nuk është kundër duhanpirësve

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në emisionin “1+1” në TVM2 ka thënë se Propozim -ligji për mbrojtje nga duhani, krijon ambient ku do të kemi strukturë të organizuar se ku do të pihet dhe ku nuk do të pihet duhani.

Sipas tij, ligjet si edhe ai kundër duhanit krijohen si një infrastrukturë që do të jetë kompatibile për të gjithë qytetarët.

“Ligji definon qartë dy qëllime: I pari është se duke mësuar nga ligjet paraprake dhe mosimplementimin e tyre, rezultoi që ligji paraprak nuk është mirë i definuar dhe është shumë fleksibël dhe krijon mundësi që të abuzohet brenda institucioneve, gjë që rezultoi se edhe bizneset nuk ishin të kënaqur, sepse thonin se në një lokal lejohet pirja e duhanit e në tjetrin jo. Pra që të anashkalojmë këtë abuzim institucional vendosëm që ligji të definohet mirë në aspekt të infrastrukturës se ku mund të pihet duhani e ku jo”, tha Aliu.

Aspekti i dytë, shton ai është se Ligji është për mbrojtje nga duhani, nuk është kundër duhanpirësve dhe si ministri nënvizon ai, “jemi të obliguar që të krijojmë ligje dhe infrastrukturë për qytetarët tanë sidomos për atë që nuk janë duhanpirës”.
Ideja, pra sipas tij është që të krijohet infrastrukturë që të mbrohet popullata.
“Shkenca tregon se në hapësira të mbyllura kushedi çfarë infrastrukture të keni për absorbimin e ajrit të papastër, nuk keni ajër të pastër. Forma e dytë është se aty ku do të mund të pihet duhani ne e lejojmë, jo që nuk e lejojmë në hapësira të hapura minimum në tre anët e tarracës, pra mapojmë hapësira, vende për pirje të duhanit, por jo në vende të mbyllura”, ka thënë mes tjerash ministri Aliu.
Lidhur me ndërhyrjet e panevojshme kardiovaskulare që shkaktuan reagime të mëdha në opinion, ministri Aliu madje me përgjigje:
“Për momentin i kemi tre ekspertë nga jashtë, ato punojnë bashkë me ekspertët nga brenda që të marrin dhe analizojnë edhe një herë rastet që kanë qenë të dyshimta dhe në fund do të dalim me një raport”, ka nënvizuar Aliu.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!