Wednesday, January 21, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniApel nga LAMM

Apel nga LAMM

Nga LAMM njoftojnë se të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim. Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, por për shkak të reshjeve të borës rekomandohet vozitje me kujdes.

Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë plotësisht të angazhuara; është vënë në dispozicion mekanizimi dhe fuqia punëtore e nevojshme dhe në vazhdimësi po kryhet pastrimi i borës në terren. Në bashkëpunim me NP për Rrugët Shtetërore dhe Ministrinë e Transportit po zhvillohen aktivitete të koordinuara me qëllim sigurimin e një qarkullimi të pandërprerë dhe të sigurt.

Përveç drejtimit të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore, respektimi i sinjalizimit rrugor të vendosur dhe përshtatja e shpejtësisë sipas kushteve të rrugëve.

Gjithashtu rekomandohet informimi në kohë nga të gjitha qendrat informative për kushtet dhe qarkullimin në rrugët shtetërore.
Aktivitetet e koordinuara të institucioneve kompetente do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim sigurimin e një qarkullimi të pandërprerë dhe të sigurt.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!