Tuesday, January 20, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSali: Investojmë në dije dhe barazi, shkolla të reja dhe të rikonstruktuara

Sali: Investojmë në dije dhe barazi, shkolla të reja dhe të rikonstruktuara

Sali: Investojmë në dije dhe barazi, shkolla të reja dhe të rikonstruktuara

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka bërë të ditur se sot Qeveria ka miratuar dy programe për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave fillore dhe të mesme.

Sipas tij, Qeveria investon në dije dhe barazi: shkolla të reja dhe të rikonstruktuara dhe se arsimi mbetet prioritet i yni dhe themel i së ardhmes së vendit.

“Sot Qeveria mori vendime konkrete për të ardhmen e vendit. U miratuan dy programe për ndërtimin dhe rikonstruktimin e shkollave fillore dhe të mesme. Janë ndarë 75 milionë denarë për shkollat fillore dhe 80 milionë denarë për shkollat e mesme. Këto janë investime reale në dije, barazi dhe perspektivë për fëmijët tanë. Në Kumanovë po bëhet realitet gjimnazi ‘Sami Frashëri’, ndërsa në Sellcë të Tetovës po ndërtohet objekt i ri shkollor për nxënësit e arsimit fillor. Po ashtu, janë siguruar mjete për rikonstruktimin e shkollave ekzistuese, në mënyrë që nxënësit dhe mësimdhënësit të kenë kushte dinjitoze. Kjo është politikë me vepra, jo me fjalë. Arsimi mbetet prioritet i yni dhe themel i së ardhmes së vendit”, ka shkruar në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri Sali.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!