Tuesday, January 20, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMPB sanksionon shoferin që drejtoi automjetin me 293 km/h dhe videon e...

MPB sanksionon shoferin që drejtoi automjetin me 293 km/h dhe videon e publikoi në rrjetet sociale

Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori i Çështjeve të Komunikacionit dhe Njësiti Mobil për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor menjëherë ndërmorën masa dhe veprime operative përkatëse pas publikimit të videos në rrjetet sociale ku shihet një person i cili drejton një mjet motorik udhëtarësh me shpejtësi prej 293 kilometrash në orë në autostradën Shkup-Gjevgjeli, pranë Negotinës, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 km/orë.

Pas veprimeve të ndërmarra, personi që drejtonte automjetin është identifikuar, gjetur dhe thirrur. Në lidhje me ngjarjen, personi A.D. (36) nga fshati Elovë, rrethina e Shkupit është sanksionuar në përputhje me dispozitat ligjore.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, me qëllim ruajtjen e sigurisë së të gjithë qytetarëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!