Tuesday, January 20, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKatër persona hospitalizohen pas përhapjes së klorit në një pishinë të një...

Katër persona hospitalizohen pas përhapjes së klorit në një pishinë të një hoteli në Ohër

Më 19.01.2026, në orën 17:31, në Sektorin për Punë të Brendshme Ohër është raportuar se në pishinën e një hoteli në Ohër është ndjerë një erë depërtuese klori dhe është vërejtur rritje e avullit nga pishina, pas çka katër persona kanë pësuar kollë të fortë. Ata janë transportuar dhe janë mbajtur për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga masat e ndërmarra është konstatuar se ka ndodhur një problem teknik në sistemin e qarkullimit të ujit, pas çka një kompani e autorizuar ka kryer zëvendësimin e sistemit. Po ndërmerren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, pas së cilës do të pasojë kallëzimi përkatës.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!