Sunday, January 18, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiShkëlzen Ajrullai mbyll kapitullin 4-vjeçar në krye të zyrës së Shoqatës “Bamirësit...

Shkëlzen Ajrullai mbyll kapitullin 4-vjeçar në krye të zyrës së Shoqatës “Bamirësit Struganë” (FOTO)

Shkëlzen Ajrullai mbyll kapitullin 4-vjeçar në krye të zyrës së Shoqatës “Bamirësit Struganë”
Pas katër vitesh intensive dhe të mbushura me angazhim humanitar, Shkëlzen Ajrullai ka njoftuar përfundimin e rolit të tij si i punësuar dhe udhëheqës i zyrës së Shoqatës “Bamirësit Struganë”, për t’u fokusuar në projektet e tij private.
Gjatë kësaj periudhe, nën drejtimin e Ajrullait, shoqata ka shënuar një sërë arritjesh të rëndësishme humanitare. Janë ndërtuar dhe dorëzuar rreth 10 shtëpi për familje në nevojë, janë mbështetur qindra familje me pako ushqimore, janë shlyer qindra fatura të energjisë elektrike, si dhe është mundësuar kurimi i shumë personave jashtë vendit.

Në mesazhin e tij të lamtumirës, Ajrullai ka shprehur mirënjohje të thellë për donatorët, duke theksuar se pa besimin dhe mbështetjen e tyre, asnjë nga këto aksione nuk do të ishte i mundur. Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe Bordit të Shoqatës për besimin e dhënë për katër vite me radhë.

Në vazhdim, Shkëlzen Ajrullai ka bërë të ditur se do t’i përkushtohet maksimalisht biznesit të tij të vogël në fushën e videografisë, me shpresën për të sjellë të njëjtin pasion dhe përkushtim edhe në këtë rrugëtim të ri. Ai i uroi Shoqatës “Bamirësit Struganë” suksese të pafundme në misionin e saj fisnik, duke e mbyllur mesazhin me urimin: “Zoti ju shpërbleftë të gjithëve”.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!