Sunday, January 18, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSali: Takim i rëndësishëm për avancimin e Agjendës reformuese (FOTO)

Sali: Takim i rëndësishëm për avancimin e Agjendës reformuese (FOTO)

Sali: Takim i rëndësishëm për avancimin e Agjendës reformuese

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali ka informuar se sot është zhvilluar një takim i rëndësishëm kushtuar Agjendës reformuese, ku është biseduar për hapat e ardhshëm dhe avancimin e reformave.

Në takim ka qenë i pranishëm kryeministri Hristijan Mickoski si dhe ministrat e kabinetit qeveritarë.

Sipas zv/kryeministrit Sali, reformat mbeten kyçe për progresin dhe rrugën tonë drejt integrimit evropian.

“Sot zhvilluam një takim të rëndësishëm kushtuar Agjendës reformuese, ku diskutuam për prioritetet aktuale, sfidat dhe hapat e ardhshëm për avancimin e reformave.
Si Koordinator nacional për Agjendën reformuese, ritheksova angazhimin tonë për një zbatim më efikas dhe koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve, me qëllim rezultate konkrete dhe të prekshme për qytetarët. Reformat mbeten kyçe për progresin dhe rrugën tonë drejt integrimit evropian”, ka thënë zëvendëskryeministri Sali.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!