MPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.R. (31) nga Shkupi, me qëndrim të përkohshëm në Strugë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Ai, më 11.12.2025, në banesën ku qëndronte, e ka sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore, e cila ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë.
(Struga Ekspres)













