Friday, January 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiFatura deri në 600 euro në muaj, qytetarët e Strugës ankohen për...

Fatura deri në 600 euro në muaj, qytetarët e Strugës ankohen për çmimin e lartë dhe faturat e fryra nga EVN (FOTO)

Një numër i madh qytetarësh të Strugës po shprehin pakënaqësi të thellë ndaj faturave të energjisë elektrike që u kanë mbërritur muajin e fundit, të cilat sipas tyre janë jashtëzakonisht të larta dhe të pajustifikueshme, shkruan Struga Ekspres.

Disa familje raportojnë se kanë marrë fatura që kalojnë shumën prej 600 eurosh për vetëm një muaj, pavarësisht se nuk kanë pasur rritje të ndjeshme të konsumit.

Qytetarët thonë se jetojnë në banesa dhe shtëpi të zakonshme dhe përdorin pajisje standarde shtëpiake, ndaj këto shuma i konsiderojnë si “të fryra” dhe të papërballueshme.

“Në muajt e dimrit të kaluar nuk kemi paguar kaq shumë. Kjo është e papranueshme”, shprehet një banor i Strugës.

Ankesat janë shtuar edhe në rrjetet sociale, ku qytetarët publikojnë faturat e tyre dhe kërkojnë transparencë nga EVN-ja, si dhe kontroll të matësve të energjisë. Shumë prej tyre kërkojnë reagim urgjent nga institucionet përkatëse dhe ndërhyrje për të mbrojtur konsumatorët.

Deri më tani, nga EVN-ja nuk ka një sqarim zyrtar specifik për rastet e Strugës, ndërsa qytetarët paralajmërojnë se nëse situata vazhdon, do të organizojnë ankesa kolektive dhe protesta.

Çështja e faturave të larta të energjisë po kthehet në një problem serioz social dhe ekonomik për familjet strugane, të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe drejtësi në faturim.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!