👉 Falënderim publik për mbështetjen në pastrimin e kanaleve kulluese
Komuna e Strugës shpreh falënderime të sinqerta për kompanitë MI-Trans, Blerim Komerc, Diti Trans dhe Ardi Trans për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar në aktivitetet për pastrimin e kanaleve kulluese në territorin e komunës.
Me ndihmën e tyre u realizua pastrimi i kanaleve në vendbanimet Veleshtë, Livadhi, Misleshovë, Kalisht, si dhe në Strugë, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e rrjedhës së ujit dhe në uljen e rrezikut nga përmbytjet pas reshjeve të dendura.
Ky veprim është shembull i përgjegjësisë shoqërore dhe i bashkëpunimit pozitiv ndërmjet pushtetit lokal dhe sektorit privat, në interes të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar në zgjidhjen e sfidave infrastrukturore afatgjate dhe do të vazhdojë aktivitetet në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore.
🤝 Së bashku ndërtojmë një Strugë më të sigurtë dhe më të pastër.








—–
👉 Општина Струга упатува искрена благодарност до компаниите MI-Trans, Blerim Komerc, Diti Trans и Ardi Trans за нивниот несебичен ангажман и поддршка во активностите за чистење на одводните канали на територијата на општината.
Со нивна помош беше извршено расчистување на каналите во населените места Велешта, Ливади, Мислешево, Калишта, како и во Струга, со што директно се придонесе за подобрување на протокот на водата и намалување на ризикот од поплави по обилните врнежи.
Овој чин е пример за општествена одговорност и позитивна соработка меѓу локалната самоуправа и приватниот сектор, во интерес на безбедноста и благосостојбата на граѓаните.
Општина Струга останува посветена на решавање на долгогодишните инфраструктурни предизвици и продолжува со активностите во соработка со сите релевантни институции и општествено одговорни компании.
🤝 Заедно градиме побезбедна и почиста Струга.













