Wednesday, January 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiReagon BL. Veleshtë ndaj fyerjes publike në Karnavalin e Vevçanit

Reagon BL. Veleshtë ndaj fyerjes publike në Karnavalin e Vevçanit

DEKLARATË ZYRTARE e Bashkësisë Lokale Veleshtë

Bashkësia Lokale Veleshtë shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me një skenë të paraqitur gjatë karnavalit në Vevçan, ku përmes një shfaqjeje me këngë dhe aktrim u simulua përdorimi i lëndëve narkotike, para dhe sjellje që aludojnë në kriminalitet, ndërkohë që në prapavijë ishte vendosur një pllakatë me emrin “Veleshta”.

Ky akt përbën fyerje, nënçmim dhe stigmatizim të drejtpërdrejtë ndaj banorëve të Veleshtës dhe dëmton rëndë dinjitetin, reputacionin dhe imazhin publik të komunitetit tonë. Një përmbajtje e tillë nuk mund të justifikohet si humor apo satirë, pasi tejkalon çdo kufi të etikës shoqërore dhe përgjegjësisë publike.

Bashkësia Lokale Veleshtë thekson se karnavalet dhe manifestimet kulturore nuk janë dhe nuk duhet të jenë hapësirë për përhapjen e paragjykimeve, normalizimin e drogës apo përçmimin e komuniteteve të caktuara. Liria artistike nuk mund të përdoret për të fyer kolektivisht një vendbanim dhe qytetarët e tij.

Në këtë kontekst, kërkojmë:
Reagim dhe sqarim zyrtar nga organizatorët e karnavalit në Vevçan;
Kërkim-falje publike për fyerjen e shkaktuar;
Marrje përgjegjësie nga autorët dhe interpretuesit e skenës;
Angazhim nga institucionet kompetente që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Bashkësia Lokale Veleshtë do të vazhdojë të mbrojë dinjitetin dhe interesin e qytetarëve të saj dhe nuk do të heshtë përballë akteve që cenojnë bashkëjetesën, respektin dhe vlerat themelore shoqërore.

Dinjiteti i komunitetit nuk është material për tallje.

Bashkësia Lokale Veleshtë

Kryetar Axhi Shehu

#strugalajm #strugaekspres #alsat #PortaliX
#tetovasot

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!