Wednesday, January 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGashi: Nuk është mirë tani të shkohet në zgjedhje të parakohshme, qytetarët...

Gashi: Nuk është mirë tani të shkohet në zgjedhje të parakohshme, qytetarët presin rezultate

Gashi: Nuk është mirë tani të shkohet në zgjedhje të parakohshme, qytetarët presin rezultate

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në intervistën për Alsat-M ka thënë se takimet sa më të shpeshta mes liderëve, pavarësisht a janë pozitë apo opozitë, janë të dobishme. Ky madje ka qenë komenti i tij pasi u pyet se si e komenton kërkesën e kreut të BDI-së Ali Ahmeti për takim të veçantë me Mickoskin për ligjet reformuese.

“Kur qëllimi është pozitiv dhe ka për synim të dilet nga ngërçi dhe të gjendet zgjidhje e mirë, nuk ka asgjë të keqe nga takimet e tilla, inkurajoj dhe do ta përshëndesja një takim të tillë”, tha Gashi.

Në asnjë mënyrë, madje shton ai nuk mendoj se mund të ketë diçka të fshehtë në këtë takim, por edhe nëse ka diçka të fshehtë, “politika është e bazuar në veprime, numra dhe procedura”.

“Çfarëdo që merremi vesh fshehtas një ditë do del hapur, askush nuk duhet të ndjehet se duhet të qëndrojë në karrigen e qeverisë përgjithmonë, të gjithë jemi të përkohshëm aty, duhet ta kuptojmë si proces, nëse dikush mendon se duhet bërë një shumicë tjetër, duhet të shkohet në zgjedhje, gjitha janë legjitime dhe nuk duhet të kemi frikë nga këto elemente. Por duhet të zgjedhim mënyrën më parimore dhe procedurën e saktë për të ardhur deri te zgjidhja e caktuar, askush nuk duhet të ketë frikë nga takimet, nga dialogu”, tha Gashi.

Në pyetjen se çka nëse Ahmeti kërkon zgjedhje të parakohshme në këmbim të miratimit të disa ligjeve që duhet të votohen nga shumica, sipas Gashit nuk do ishte mirë që tani të shkohet në zgjedhje.

“Në çdo takim ka kërkesa, për të shkuar në zgjedhje të parakohshme duhen 61 deputetë të votojnë për zgjedhje të parakohshme, duhet të ketë një nismë të tillë dhe nëse ka një nismë të tillë dhe vjen propozimi në Kuvend dhe 61 deputetë votojnë “për” shkojmë në zgjedhje, por mendoj se nuk është mirë tani të shkojmë në zgjedhje, qytetarëve ju duhet stabilitet, të shohin rezultate edhe nga pushteti lokal që sapo i mbaruam”, ka thënë Gashi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!