Wednesday, January 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti paralajmëroi takim “tet a tet” me Mickoskin

Ali Ahmeti paralajmëroi takim “tet a tet” me Mickoskin

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se takimi i parë në këtë përbërje ka qenë i rëndësishëm, por se disa tema mbeten të hapura. “Do të doja të bëj një vlerësim të këtij takimi të parë në këtë përbërje, në këtë format. Mendoj se kanë mbetur tema akoma të pakonsumuara, por që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në vend”, tha Ahmeti. Ai theksoi se fokusi kryesor i diskutimeve ka qenë integrimi evropian.

“Si pikë e parë u trajtua një çështje që është preokupim i të gjithë qytetarëve, anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian. Ne mbetemi të përkushtuar që kjo të jetë një nga çështjet më të rëndësishme për të cilat duhet të angazhohen të gjitha partitë politike”, deklaroi Ahmeti.

Kryetari I integristëve tha se janë diskutuar edhe çështje të tjera institucionale, ndërsa bëri të ditur se qëndrimi I BDI-së opozitare sa i përket modelit zgjedhorë është se përkrahin modelin me një njësi zgjedhore.

“U bisedua edhe për Avokatin e Popullit dhe për Kodin Zgjedhor, me çka ne paraqitëm qëndrimin tonë që pajtohemi me një zonë zgjedhore, me prag prej 5 përqind dhe me lista të hapura dhe mbetet që koordinatorët e grupeve parlamentare të vazhdojnë konsultimet për të gjetur zgjidhje”, tha ai. Sa i përket qeverisë teknike, Ahmeti përsëriti qëndrimin e BDI-së.

“Qëndrimi ynë është se për këtë çështje duhet të konsultohemi me bashkautorët e ligjit, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Ahmeti. Ai bëri të ditur gjithashtu se do të ketë edhe takim të veçantë me kryeministrin. “Disa pika që i konsideroj të rëndësishme do të diskutohen në një takim të veçantë tet-a-tet mes meje dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, për të parë se çfarë zgjidhje mund të japim”, tha Ahmeti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!