Tuesday, January 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKy është i riu që ndërroi jetë gjatë renies nga ndërtesa

Ky është i riu që ndërroi jetë gjatë renies nga ndërtesa

Fotografi i njohur nga Ohri dhe artisti kreativ Kristijan Ljushev është i riu ohrian që dje humbi jetën pas një rënieje në një ndërtesë në Ohër.

I njohur për punën e tij, 28-vjeçari Kristijan, me produksionin e tij “Shpanec”, gëzonte reputacion të lartë mes kolegëve si profesionist i përkushtuar, i talentuar dhe i përgjegjshëm, i cili ka punuar në projekte të shumta, emisione dokumentare, videoklipe dhe materiale të tjera.
Edhe pse deri në këtë moment nuk ka informacione të konfirmuara për shkaqet që çuan në aksidentin ku ai humbi jetën, jozyrtarisht thuhet se personi ka rënë në boshtin e ashensorit të një ndërtese.
Super Radio dhe OhridPress mësojnë se i lënduari dje, rreth orës 15:00, është dërguar në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër, ku janë bërë përpjekje për reanimimin e tij, por fatkeqësisht kanë qenë të pasuksesshme.
Më shumë informacione për ngjarjen, nga Sektori për Punë të Brendshme (SVR) Ohër, paralajmërohen gjatë ditës së sotme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!