Tuesday, January 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKurtishi priti ambasadoren e Japonisë, diskutohet bashkëpunimi për modernizimin dhe digjitalizimin e...

Kurtishi priti ambasadoren e Japonisë, diskutohet bashkëpunimi për modernizimin dhe digjitalizimin e Postës

Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, sot ka pritur në ambientet e Postës Shkëlqesinë e Saj, ambasadoren e Japonisë, znj. Kavahara Secuko.

Gjatë takimit, Kurtishi theksoi se Japonia, si shtet me përvojë të jashtëzakonshme dhe zhvillim të avancuar në fushën e shërbimeve postare, përfaqëson një model të shkëlqyer për t’u ndjekur. Në këtë kontekst, u diskutuan mundësitë konkrete për bashkëpunim dhe investime të mundshme, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimeve postare në vend.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së partneritetit në përmirësimin e kushteve të punës për të punësuarit në Postë, si dhe procesit të digjitalizimit të shërbimeve postare, i cili u cilësua si hap i domosdoshëm drejt modernizimit dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Sipas Kurtishit, takimi ishte konstruktiv dhe hap perspektiva të reja bashkëpunimi dhe zhvillimi për Postën e Maqedonisë së Veriut, duke forcuar lidhjet institucionale mes dy vendeve dhe duke krijuar baza për projekte konkrete në të ardhmen.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!