Tuesday, January 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiErdal Lusho, strugani që e kaloi oqeanin i vetëm me varkë, nderohet...

Erdal Lusho, strugani që e kaloi oqeanin i vetëm me varkë, nderohet nga kryetari Mendi Qyra (FOTO)

⛵️ Sot, në vizitë te kryetari i komunës ishte Erdal Lusho nga Struga – i pari nga Maqedonia e Veriut që u nis në një udhëtim solo transatlantik me një varkë me vela prej druri, të ndërtuar me duart e tij, nga druri i mbjellë nga gjyshi i tij. Një histori që bart simbolikë të fortë, guxim dhe lidhje të thellë me rrënjët.

Erdali i tregoi kryetarit për sfidat me të cilat u përball gjatë udhëtimit, për momentet e pasigurisë, qëndrueshmërinë dhe forcën e brendshme, si dhe përvojën e paçmuar që mori nga kjo aventurë që shtyn kufijtë e qëndrueshmërisë njerëzore.

Kryetari theksoi se Struga është krenare për bashkëqytetarin e saj, i cili me këtë arritje nuk përfaqëson vetëm veten, por edhe qytetin dhe shtetin në skenën botërore. Ai shtoi se, si kryetar komune dhe si institucion, Komuna e Strugës do të vazhdojë të jetë mbështetje për Erdalin në sfidat dhe ëndrrat e tij të ardhshme.

Historia e Erdal Lushos është dëshmi se me guxim, vizion dhe dashuri, çdo ëndërr është e arritshme. Ajo na kujton se udhëtimet më të mëdha fillojnë nga zemra – pikërisht këtu, nga Struga.

—–

⛵️ Денес, на гости кај градоначалникот беше Ердал Лушо од Струга – првиот Македонец кој се впушти во соло трансатлантско патување со сопствено изграден дрвен едриличар, направен од дрво засадено од неговиот дедо. Приказна која носи силна симболика, храброст и длабока поврзаност со корените.

Ердал му раскажа на градоначалникот за предизвиците со кои се соочуваше за време на патувањето, за моментите на неизвесност, истрајност и внатрешна сила, како и за непроценливото искуство што го понесе од оваа авантура која ја поместува границата на човечката издржливост.

Градоначалникот истакна дека Струга е горда на својот сограѓанин, кој со својот подвиг не претставува само себе, туку и целиот град и државата на светската сцена. Тој нагласи дека како градоначалник и како општина, ќе продолжат да бидат поддршка за Ердал во неговите идни предизвици и соништа.

Приказната на Ердал Лушо е доказ дека со храброст, визија и љубов, секој сон е достижен. Таа не потсетува дека најголемите патувања започнуваат од срцето – токму тука, од Струга.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!