Monday, January 12, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZëvendëskryeministri Sali dënon sulmin ndaj ambasadës së Bullgarisë në Shkup

Zëvendëskryeministri Sali dënon sulmin ndaj ambasadës së Bullgarisë në Shkup

Zëvendëskryeministri Sali dënon sulmin ndaj ambasadës së Bullgarisë në Shkup

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, ka dënuar ashpër sulmin e sotëm ndaj ambasadës së Bullgarisë në Shkup, duke e cilësuar çdo akt dhune dhe vandalizmi ndaj përfaqësive diplomatike, si të papranueshëm.

Ai thekson se siguria e misioneve diplomatike është obligim ndërkombëtar dhe se institucionet e sigurisë tashmë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit.

“Dënojmë ashpër sulmin e sotëm ndaj ambasadës së Bullgarisë në Shkup, si dhe çdo akt dhune apo vandalizmi ndaj përfaqësive diplomatike. Siguria e misioneve diplomatike është obligim ndërkombëtar, ndaj institucionet tona të sigurisë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e duhura për ta zbardhur rastin dhe për ta kapur autorin e këtij akti. Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të së drejtës ndërkombëtare, Konventës së Vjenës dhe ndërtimit të marrëdhënieve fqinjësore mbi dialog, respekt dhe vlera evropiane”, ka thënë zëvendëskryeministri Sali.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!