Sunday, January 11, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNjë lajm i mirë për të rinjtë e Ladorishtit: Rinovohet salla e...

Një lajm i mirë për të rinjtë e Ladorishtit: Rinovohet salla e shkollës nga njê donator anonim (FOTO)

0Një lajm i mirë për të rinjtë e Ladorishtit

Salla e shkollës së Ladorishtit, pranë xhamisë, është duke u rinovuar nga fillimi deri në fund falë një donatori me zemër të madhe, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim. Po i njëjti donator ka marrë përsipër edhe ndërrimin komplet të ndriçimit në shkollën e Rasatnikut, duke dhënë një kontribut të çmuar edhe në përmirësimin e kushteve arsimore.

Pajisjet dhe mjetet e nevojshme për Klubin e Boksit janë siguruar nga Shoqata e Mërgimtarëve të Ladorishtit në Zvicër, duke krijuar kështu një bashkëpunim të fuqishëm dhe shembullor në dobi të fëmijëve dhe rinisë së fshatit tonë. Ky angazhim po mundëson kushte elementare, dinjitoze dhe të merituara për zhvillimin e sportit.

Ne, si fshat dhe si bashkësi lokale e Ladorishtit, shprehim falënderimin tonë më të sinqertë për Shoqatën e Mërgimtarëve të Ladorishtit në Zvicër dhe për donatorin anonim, për kontributin e dhënë, përkushtimin dhe zemërgjerësinë e treguar. Urojmë që shembuj të tillë të shtohen, sepse janë për të mirën e fëmijëve dhe të ardhmes sonë.

Sepse, le ta themi hapur: nëse do të kishim pritur nga institucionet shtetërore, sot nuk do të ishim këtu ku jemi.

Respekt për ata që veprojnë, jo vetëm flasin

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!