Sunday, January 11, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBejta: Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë për Gostivarin

Bejta: Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë për Gostivarin

Bejta: Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë për Gostivarin

Kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sot ka ushtruar të drejtën e votës së bashku me familjen e tij, duke e cilësuar këtë ditë si të rëndësishme për demokracinë dhe për të ardhmen e komunës.

“Sot, së bashku me familjen time, e ushtruam të drejtën qytetare për të votuar. Kjo ditë është e rëndësishme për demokracinë dhe për të ardhmen e komunës sonë”, deklaroi Bejta.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të votojnë në mënyrë të qetë dhe të përgjegjshme. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë me qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi”, theksoi kandidati i VLEN-it.

Bejta shprehu besimin se vullneti i qytetarëve do të reflektohet lirshëm dhe se procesi zgjedhor do të përmbyllet në mënyrë demokratike. “Besoj se vullneti i qytetarëve do të shprehet lirshëm dhe se procesi zgjedhor do të përfundojë në mënyrë të rregullt dhe demokratike”, tha ai.

Në fund, ai falënderoi të gjithë të angazhuarit në organizimin e zgjedhjeve dhe shprehu shpresën që kjo ditë të shënojë një moment pozitiv për qytetin.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!