Sunday, January 11, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSali në takim koordinues me Mickoskin dhe ministrat, në fokus agjenda reformuese

Sali në takim koordinues me Mickoskin dhe ministrat, në fokus agjenda reformuese

Sali në takim koordinues me Mickoskin dhe ministrat, në fokus agjenda reformuese
.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrat e kabinetit qeveritar, kanë mbajtur sot takim koordinues lidhur me agjendën reformuese.

Në fokus të diskutimit ka qenë dinamika e procesit të eurointegrimit i cili po vijon sipas planit, ndërsa mbetet prioritet strategjik i vendit.

Sipas zëvendëskryeministrit Sali, madje rezultatet pozitive janë dëshmi se reformat po ecin në drejtimin e duhur.

“Si ministër për Çështje Evropiane dhe koordinator kryesor për Agjendën reformuese, vazhdojmë me përkushtim të plotë punën për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sot në takimin e kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me ministra dhe përfaqësues të institucioneve, vlerësuam progresin konkret në zbatimin e Agjendës reformuese. Rezultatet pozitive janë dëshmi se reformat po ecin në drejtimin e duhur”, shkruan zëvendëskryeministri Sali.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!