Saturday, January 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMendi Qyra takim me KB “Drini i Zi”: Mbështetje për sportin rinor...

Mendi Qyra takim me KB “Drini i Zi”: Mbështetje për sportin rinor dhe ambiciet basketbollistike në Strugë (FOTO)

🏀 Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, realizoi një takim me trajnerët dhe basketbollistët e klubit të basketbollit “Drini i Zi”, ku në një atmosferë të këndshme dhe konstruktive u diskutua për gjendjen e klubit, ambiciet sportive dhe sfidat me të cilat përballen sportistët e rinj.

Në takim u theksua rëndësia e sportit si nxitës i një stili të shëndetshëm jetese, i punës ekipore dhe i zhvillimit personal të të rinjve. Kryetari i komunës shprehu mbështetje dhe inkurajim për lojtarët dhe stafin profesional, duke theksuar se Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar në avancimin e sportit dhe krijimin e kushteve më të mira për stërvitje dhe garim.

Komuna e Strugës do të vazhdojë të mbështesë sportistët lokal, me një vizion të qartë për nxitjen e sportit rinor dhe forcimin e kulturës sportive në qytet.


—-

🏀 Градоначалникот на Општина Струга, Менди Ќура, оствари средба со тренерите и кошаркарите од кошаркарскиот клуб „Црн Дрим“, при што во пријатна и конструктивна атмосфера се разговараше за состојбата во клубот, спортските амбиции и предизвиците со кои се соочуваат младите спортисти.

На средбата беше потенцирана важноста на спортот како двигател за здрав начин на живот, тимска работа и личен развој на младите. Градоначалникот упати поддршка и охрабрување до играчите и стручниот тим, нагласувајќи дека Општина Струга останува посветена на унапредување на спортот и создавање подобри услови за тренинг и натпреварување.

Општина Струга ќе продолжи да ги поддржува локалните спортски колективи, со јасна визија за поттикнување на младинскиот спорт и зајакнување на спортската култура во градот.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!