Saturday, January 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMendi Qyra mbledh drejtorët e shkollave – arsimi përballë problemeve të mëdha...

Mendi Qyra mbledh drejtorët e shkollave – arsimi përballë problemeve të mëdha strukturore (FOTO)

📚 Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, së bashku me udhëheqësin e Sektorit për arsim, Xhemi Hajredini dhe shefen e Kabinetit, Shefkie Alasani Dika, realizuan një takim pune me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe me drejtoreshën e çerdhes dhe drejtorin e Konviktit të nxënësve.

Në kuadër të takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe transparent mbi gjendjen në institucionet arsimore, ku drejtorët paraqitën sfidat kryesore me të cilat përballen: borxhe të akumuluara, probleme serioze me ngrohjen, transport të papërshtatshëm dhe të pamjaftueshëm për nxënësit, infrastrukturë të dobët, si dhe rënie dramatike të numrit të nxënësve në shkolla.

Këto çështje u vunë në fokus të bisedës me qëllim gjetjen e përbashkët të zgjidhjeve të qëndrueshme dhe përmirësimin e kushteve për punë dhe mësim.
Në këtë drejtim, u paralajmërua edhe fillimi i procesit të optimizimit të shkollave, si një hap strategjik drejt menaxhimit më efikas të resurseve dhe stabilizimit të sistemit arsimor në nivel lokal.
Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar për zgjidhjen sistematike të problemeve në arsim, përmes dialogut të vazhdueshëm, transparencës dhe partneritetit me të gjitha palët e përfshira, me qëllim të qartë – krijimin e kushteve më cilësore për nxënësit dhe stafin arsimor.


——

📚 Градоначалникот на Општина Струга, Менди Ќура, заедно со раководителот на Секторот за образование, Џеми Хајредини, и шефот на Кабинетот, Шефкие Аласани Дика, оствари работна средба со директорите на основните и средните училишта, како и со директорката на детската градинка и директорот на Ученичкиот дом.

Во рамки на средбата се водеше отворена и транспарентна дискусија за состојбите во образовните институции, при што директорите ги изнесоа клучните предизвици со кои се соочуваат: акумулирани долгови, сериозни проблеми со греењето, несоодветен и недоволен ученички транспорт, лоша инфраструктура, како и драматично намалување на бројот на ученици во училиштата.

Овие прашања беа ставени во фокусот на разговорот, со цел заедничко изнаоѓање на одржливи решенија и подобрување на условите за работа и учење. Во таа насока, беше најавено и започнување на процесот за оптимизација на училиштата, како стратешки чекор кон поефикасно управување со ресурсите и стабилизирање на образовниот систем на локално ниво.

Општина Струга останува посветена на системско решавање на проблемите во образованието, преку континуиран дијалог, транспарентност и партнерство со сите засегнати страни, со јасна цел – поквалитетни услови за учениците и наставниот кадар.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!