
Reshjet e shiut nxjerrin në pah problemet infrastrukturore në Gradec, Isen Shabani i injoroi me vite
Reshjet e shumta të shiut ditëve të fundit në Maqedoni kanë shkaktuar probleme serioze infrastrukturore në disa zona, ndërsa situatë shqetësuese është parë edhe në fshatin Gradec të Komunës së Vrapçishtit.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se kanali i ujit në këtë fshat ka dalë plotësisht në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rrezikuar pronat e tyre.
Banorët e Gradecit shprehen se problemi është i njohur prej kohësh, por nuk është trajtuar nga autoritetet komunale.
Ata akuzojnë kryetarin aktual të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, për neglizhencë dhe mungesë veprimi, duke theksuar se kanali i ujit nuk është rregulluar pavarësisht ankesave të përsëritura.
Më 11 janar do të ketë zgjedhje të përsëritura në Komunën e Vrapçishtit, ndërsa Isen Shabani do të jetë në garë me kandidatin i cili përkrahet nga VLEN-i, Zulhajrat Demiri, i cili shihet si favorit për të fituar në këtë komunë.













