Friday, January 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMexhiti: Më 11 janar bashkë do ta bëjmë ndryshimin në Vrapçisht

Mexhiti: Më 11 janar bashkë do ta bëjmë ndryshimin në Vrapçisht

- Advertisement -

Mexhiti: Më 11 janar bashkë do ta bëjmë ndryshimin në Vrapçisht

Kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti ka ndarë përshtypjet e tij nga takimi i sotëm me banorët e komunës së Vrapçishtit, ku VLEN mbështet kandidatin e pavarur, Zulhajrat Demiri. Mexhiti ka qenë i shoqëruar nga dy zëvendëskryeministrat, Bekim Sali dhe Arben Fetai.

Sipas tij, Vrapçishti ka nevojë për një drejtim serioz, për projekte dhe udhëheqje që jep rezultate dhe se ko është e mundur vetëm me Demirin.

“Sot së bashku me Bekimin dhe Arbenin takuam banorët e komunës së Vrapçishtit, ku si VLEN përkrahim fuqishëm kandidatin e pavarur, Zulhajrat Demiri. Gjatë takimit u theksuan nevojat reale të banorëve, sfidat me të cilat përballen si dhe mundësitë për mbështetje nga ana e komunës dhe pushtetit qendror. Vrapçishti ka nevojë për një drejtim serioz, për projekte dhe udhëheqje që punon dhe krijon rezultate. Kjo është e mundur vetëm me Zuli Demirin”, është shprehur Mexhiti.

Thotë se kjo është një garë për fitore, për zhvillim dhe për një Vrapçisht më të mirë, që ecën përpara me punë të ndershme, me projekte të mëdha dhe me rezultate të dukshme për çdo familje.

“Me Zuli Demirin, Vrapçishti do të ecë përpara dhe do të fitojë. Më 11 janar do ta bëjmë bashkë ndryshimin e shumëpritur”, ka thënë Mexhiti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!