- Advertisement -

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se është normalizuar qarkullimi për automjetet e rënda në aksin rrugor Strugë–Qafë Thanë, pasi ndalesa është shfuqizuar.
Nga LAMM informojnë gjithashtu se sot, më 08.01.2026, pika kufitare Bogorodicë, përkatësisht Evzoni, do të mbyllet për të gjitha kategoritë e automjeteve duke filluar nga ora 17:00.
Sipas njoftimit, trafiku në rrugët jashtë zonave urbane po zhvillohet pa pengesa të mëdha, me një fluks mesatar të automjeteve.













